Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur të shtunën në Gjilan.
Në raportin 24 orësh thuhet se në vend ngjarje ka dalë prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore.
Sipas policisë thuhet se janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin.
“VDEKJE E DYSHUAR/Gjilan 24.12.2022 – 13:31. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendngjarje kanë dalur prokurori i shtetit dhe njësitë përkatëse policore, me ç’rast janë sekuestruar prova materiale lidhur me rastin”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./Prishtinapress/