Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete në rrugën ‘Rrustë Kabashi’.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili tha se viktima është një 74-vjeçar.
“Rreth orës 09:00 kemi pranuar një informacion nga një qytetar se një personi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore në rrugën “Rrustë Kabashi”. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe urgjenca, ku këta të fundit kanë konstatuar se personi, mashkull i moshës 74-vjeç ka vdekur”, tha Gashi.