Site icon PrishtinaPress

Gjendet pa shenja jete një pacient në Entin Special në Shtime, mjeku konstaton vdekjen e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Entin Special në Shtime, ku një pacient që ishte në trajtim tash e një kohë të gjatë është gjetur pa shenja jete.

Vdekja e tij është konstatuar nga mjekët, ndërsa Polica ka nisur hetimet.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur viktima, një burrë 64-vjeçar, është gjetur i vdekur brenda hapësirave të Entit.

Ekipi mjekësor pas ekzaminimeve për shenja vitale e ka konstatuar që viktima kishte ndërruar jetë. Ajo që dihet është se i ndjeri ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por akoma nuk është konfirmuar shkaku i vdekjes.

Posa Policia është njoftuar për rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, me ç’rast trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat e ngjarjes./PrishtinaPress/

Exit mobile version