7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet një turp i pajetë në lumin Drin në Prizren, ende s’është bërë identifikimi

Një trup i pajetë është gjetur sot në lumin Drini në fshatin Krajk të Prizrenit sot rreth orës 15:40.Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaqir Bytyqi, i cili tha se trupi është gjetur nga peshkatarët që ndodheshin për peshkim atje, teksa njofton se viktima nuk është identifikuar ende.

“Rreth orës 15:40 Policia ka marrë informatë se se në lumin Dri në fshatin Krajk dyshohet se është gjetë një trup i pajetë. Patrolla policore ka shku menjëherë në vendin e ngjarjes edhe ka konstatu se në lum është gjetë një trup njeriu, dyshohet që të jetë femër, kufomë. Kufoma është gjetë nga peshkatarët që kanë qenë duke peshku aty. Momentalisht të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes. Për momentin nuk është bë identifikimi i kufomës ende”, tha Bytyqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img