Është gjetur edhe një qytetar nën rrënojat e Hotelit “Tropikal”, i cili besohet të jetë njëri nga dy vëllezërit Abazi nga Livoci i Gjilanit.
Ekipet e shpëtimit kanë lokalizuar vendndodhjen e tij, ndërsa janë duke punuar për tërheqjen e trupit të tij nga rrënojat, por nuk dihet nëse është gjallë, apo ka humbur jetën, raporton KosovaPress.
Deri më tash mësohet se janë 22 viktima dhe mbi 600 të lënduar nga tërmeti i sotëm.