Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve.
Një rast i tillë është zbuluar sot në një pavijon në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku është kapur një qese drogë.
Burime brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se oficerët korrektues kanë vërejtur se mund të ketë diçka të kundërligjshme në atë pavijon, kanë bërë një kontroll të detajuar dhe pas verifikimit ata kanë zbuluar se është futur drogë brenda.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori teksa rasti është në procedurë hetimore.