Një person është gjetur pa shenja jete dje në banesën e tij në Prizren.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Sefedin Lajqi”, rreth orës 14:20, raporton Indeksonline.
Sipas policisë, në banesën e viktimës është gjetur edhe një pushkë automatike, me të cilën viktima dyshohet të ketë qëlluar vetën.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion” bën të ditur policia.
Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.