Site icon PrishtinaPress

Gjendet një person i plagosur në Gjakovë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Një person është gjetur i plagosur në Shkugëz të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas dëshmitarëve personi në fjalë ka plagë në kokë që dyshohet se është shkaktuar nga arma.

46-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në Qendren Klinike dhe Universitare.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë, një gëzhojë dhe automjeti i viktimës.

“Me datë 06.02.2022 pas orës 13:00 Stacioni policor – Gjakovë ka pranuar një informatë për një person i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit në vendin e quajtur Shkugëz. Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. Viktima i moshës 46 vjeç është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete, i njëjti është dërguar në emergjencë”.

“Po ashtu në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhoj në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjës. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”.

Exit mobile version