Një person nga Prizreni ka bërë të ditur se në pronën e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.
Policia ka bërë të ditur se njësia përkatëse ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes dhe mjeti është larguar në mënyrë të sigurt.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se gjatë punimeve në pronën e tij kishte hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësia përkatëse ka bërë sigurimin e vendin të ngjarjes, ndërsa Njësiti i EOD-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.