Një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj në Prizren. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Prizren, 25.11.2021 – NN. Është raportuar se në apartamentin e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raport.