Site icon PrishtinaPress

Gjendet një bombë me telekomandë afër një zyre në magjistralen Ferizaj-Prishtinë

Një person ka raportuar në polici se ka gjetur dy qese me mjet shpërthyes mbi një kioskë që shërben si zyre.

Rasti ka ndodhur të marten rreth orës 22:30, në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.

Sipas organeve të rendit, njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, teksa rasti është iniciuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh përcjell Klankosova.tv

Exit mobile version