Site icon PrishtinaPress

Gjendet një autoblindë e grupit terrorist e braktisur në mal, ja çka fshihet në të

Një autoblindë e grupit terrorist ka mbetur e braktisur në zonën malore në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në këtë autoblindë, shihet një sasi e armatimit të llojeve të ndryshme.

Autoblinda në fjalë është ende në atë zonë, raporton Betimi për Drejtësi.

Kujtojmë se Policia e Kosovës të hënën ka bërë prezantimin e armatimit që u get pas sulmit terrorist të grupit serb, i cili ishte armatim i kalibrave të ndryshëm.

Po ashtu, aty u prezantuan edhe veturat, uniformat, dokumentet e gjësendet tjera që u gjetën nga Policia e Kosovës.

Ndryshe, nga sulmi terrorist i të dielës ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku, u plagos një zyrtar policor e u lëndua një tjetër.

Të vrarë kanë mbetur edhe tre sulmues. Gjykata Themelore në Prishtinë të hënën ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të dyshuarit V.T, për pjesëmarrje në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës.

Ndërsa, seanca dëgjimore ndaj dy të dyshuarve tjerë pritet të mbahet sot.

Exit mobile version