Një person 60 vje është gjetur pa shenja jete në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i PK-së, Agron Borovci.
Ai tha se ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç.
Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ai.