Site icon PrishtinaPress

Gjendet municion i vjetër në depon e RTK-së

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka tërhequr një kuti municioni të vjetër në vendin e depos së objektit të Radio Televizionit të Kosovës.

Bajram Krasniqi,  zyrtar për informim në Policinë e Kosovës ka thënë për Indeksonline, se është bërë tërheqja e municionit dhe se nuk ka pasur ndonjë rrezik apo pasojë tjetër.

“Po, rasti ka ndodh gjatë ditës së sotme. Është tërhequr një kuti municioni, jo i rrezikshëm, është i kohërave të vjetra. Është gjetur në depon, pjesërisht e shfrytëzueshme në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Policia e ka tërhequr atë nga aty. Një punëtor i RTK-së e ka vërejtur dhe ka lajmëruar organet e policisë, të cilat më pastaj e kanë tërhequr”, ka deklaruar Krasniqi.

Exit mobile version