3.6 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i vdekur personi që po kërkohej në Bjeshkët e Junikut

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në Bjeshkët e Junikut. Viktima ishte lajmëruar mbrëmë në polici nga familjarët sepse kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës Fadil Gashi, tha për Gazetën Express se rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalur edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot pas orës 06:00 të mëngjesit”, tha ai.

Gashi shtoi se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img