Site icon PrishtinaPress

Gjendet i vdekur një shtetas i huaj në Qendrën e Azilit në Magure

Në Qendrën e Azilit në Magure, të shtunën rreth orës 10:30 është gjetur pa shenja jete një shtetas i huaj, 26-vjeçar.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një  person pa shenja  jete në  Qendrën e Azilit në Magurë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 26 vjeç, shtetas i huaj”, tha Borovci për Telergafin.

Tutje ai shtoi se aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetimin për rastin, si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit.

Exit mobile version