Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete të mërkuren në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.
Njoftimi i plotë i policisë:
HETIM I VDEKJES/Magj. Prishtinë-F. Kosovë 14.12.2022-14:21. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion./Prishtinapress/