Rreth orës 12:00 është gjetur pa shenja jete një person në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë.
Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i PK për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Mbështetur në informacionet e para ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci.