Është gjetur pa shenja jete një burrë nga familjarët e tij në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.
“Raportohet se nga familjarët e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të PK.