Site icon PrishtinaPress

Gjendet i vdekur një 80-vjeçar në Prishtinë

Një 80-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen  e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç”, tha Borovci.

Ai tha më tej se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen./Prishtinapress/

Exit mobile version