Një 80-vjeçar ka vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një objekt banimi në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 80 vjeç”, tha Borovci.
Ai tha më tej se aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen./Prishtinapress/