Një burrë 77-vjeçar është gjetur i vdekur në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se Policia është njoftuar për rastin rreth orës 17:40 të datës 15 mars 2025.
Sipas tij, menjëherë në vendngjarje kanë dalë Policia dhe ekipi i Emergjencës, ndërsa mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen.
“Pranë trupit të pajetë të viktimës, Policia ka gjetur një armë zjarri”, ka deklaruar Gashi.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Rasti është cilësuar si “hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës.