4.8 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i vdekur një 53 vjeçar në një ordinancë në Prizren, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në një ordinancën dentare “Kiseri Dent” në Prizren.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

Viktima është mashkull i moshës 53-vjeçar.

“Sot me datë 17.01.2025, rreth orës 10.37 është pranuar informata se në ordinancën dentare ,, Kiseri dent” e cila gjendet në sheshin Shatërvan, në Prizren, është gjet një person për të cilin dyshohet se ka kryer vetëvrasje me varje. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës. Patrulla policore ka bërë sigurimin e vendit  ngjarjes, në vendngjarje kanë dalë hetuesit dhe hetuesit e vendit të ngjarjes (forenzika) nga Sektori Rajonal i Hetimeve”, tha ai

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img