Një 38 vjeçar është gjetur i vdekur sot te shkëmbinjtë e njohur si “Gjiri i Barxhos”.
Burri nga Tirana dyshohet të ketë vdekur si pasojë e një arresti kardiak, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv
Sipas informacioneve të para, dyshohet se ai kishte dalë për lundrim me një mjet kanoe dhe ka qenë duke bërë zhytje në këtë zonë.
Lidhur me rastin kanë nisur hetimet.
Grupi hetimor dhe Prokuroria, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.