Site icon PrishtinaPress

Gjendet i vdekur një 30-vjeçar në hollin e Hotel Grand

Një 30 vjeçar është gjendur pa shenja jete në hollin e Hotel Grand.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Flora Ahmeti- zëdhënëse në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 06:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në hollin e një Hoteli në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 30 vjeç. Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit’’, ka thënë Ahmeti.

Exit mobile version