Ish-mbrojtësi i Sheffield United, George Baldock, ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare.
Lojtari i lindur në Angli që përfaqësonte Greqinë u gjet i vdekur në pishinën e shtëpisë së tij në Glyfada, në jug të Athinës.
Baldock ishte bashkuar me ekipin grek Panathinaikos këtë verë, pas shtatë vitesh me Blades.
Sheffield United shprehu tronditjen për këtë lajm, duke thënë: “Mbrojtësi u largua nga klubi këtë verë pas shtatë vitesh në Bramall Lane dhe ishte shumë i dashur nga tifozët, stafi dhe bashkëlojtarët që vishnin fanellën kuqebardhë së bashku me të.”
“Ngushëllimet më të sinqerta të të gjithë atyre që janë të lidhur me Sheffield United u shkojnë familjes dhe miqve të George-it.”
Baldock kishte luajtur në katër ndeshje për Panathinaikos dhe ishte titullar në barazimin pa gola ndaj Olympiakosit të dielën.
Baldock kishte luajtur edhe ndaj Kosovës në dy ndeshje në Ligën e Kombeve në vitin 2022.