Është gjetur i vdekur edhe fëmija i dytë, i cili ka rënë sot në një pus në fshatin Milloshevë të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
“Nga informacionet e para mësohet se dy fëmijë kanë hyrë në këtë liqe e s’kanë arritur të dalin. Një fshatar që ka qenë afër ka marrë veprime të menjëhershme e ka arritur njërën nga viktimat ta nxjerrë nga lumi. Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka tentuar t’i japë ndihmën e parë fëmijës, por fatkeqësisht nga ekipet mjekësore u konstatua se ka humbur jetën. Rreth orës 17:10 njësitet e kërkim-shpëtimit të FSK-së kanë arritur ta nxjerrin edhe fëmijën e dytë. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha ekipet e nevojshme policore”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Ndryshe, Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se dy fëmijët kanë rënë në një pus me ujë rreth orës 15:oo.