6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Gjendet i vdekur 53-vjeçari që ishte raportuar i zhdukur dy ditë më parë

S.N., (53) të premten është raportuar i zhdukur në veri të Mitrovicës. Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe Shoqata e Kërkim dhe Shpëtimit ishin mobilizuar për gjetjen e tij.

Të dielën në mëngjes, trupi i 53-vjeçarit u gjet pa shenja jete pranë lumit Ibër në Mitrovicë, transmeton IndeksOnline.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku sipas tyre kjo vdekje është e dyshimtë dhe se hetimet po vazhdojnë.

“Lidhur me rastin ‘person i zhdukur’ është raportuar se me datën 12.11.2023 rreth orës 08:10 viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit i cili ka qenë prezent në vendin e ngjarjes trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion dhe rasti cilësohet vdekje e dyshimtë”, thuhet në njoftimin e policisë./IndeksOnline/

Foto e rastit nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img