Site icon PrishtinaPress

Gjendet i varur në litar një person në Prishtinë

Një person është gjetur i varur në litar dje rreth orës 04:25 të mëngjesit, në rrugën Isa Kastrati, në një objekt ndihmës të shtëpisë së tij.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me rastin, shkruan lajmi.net.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë, më  02.10.2018-04:25. Raportohet se në një objekt ndihmës  të shtëpisë,  është gjetur pa shenja jete i varur në litar viktima mashkull K/Shqiptar. Mjeku kujdestar  në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin  e Mjekësisë Ligjore për  obduksion”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Lajmi.net ka tentuar të kontaktojë me policinë për të kuptuar detaje të tjera rreth rastit, mirëpo asnjëri nga zyrtarët për informim nuk kanë qenë të qasshëm.

Exit mobile version