Site icon PrishtinaPress

Gjendet granatë dore në veri të Mitrovicës

Një mjet i pashpërthyer është gjetur në Mitrovicë të Veriut.

Lajmin për Klan Kosova e konfirmoi Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti, i cili tha se ky mjet i pashpërthyer është gjetur saktësisht në hapësirën e sipërmarrjes ‘’Ujësjellësi’’ në very të Mitrovicës.

“Është gjetur një granatë dore e cila ishte e pashpërthyer. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë arritur ta largojnë mjetin nga vendi”, është shprehur Hoti, njofton Klan Kosova.

Zëvendësdrejtori Hoti tha se ekspertët për identifikimin e mjeteve shpërthyese kanë arritur me sukses të evitojnë çdo rrezik të mundshëm që do të kishte ndodhur nga ky mjet shpërthyes.

Exit mobile version