Site icon PrishtinaPress

Gjendet eksploziv nën një veturë në Leposaviq, në vend të ngjarjes dolën edhe njësiti K9 dhe KFOR-i

Policia e Kosovës këtë të martë është njoftuar se nën një veturë në Leposaviq gjendet një mjet i dyshimtë i pashpërthyer.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili tha se me të marrë informacionin, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse të policisë.

Policia ka reaguar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes janë përgjigjur njësitë relevante policore duke përfshirë edhe njësinë K9 dhe njësitin për asgjësimin e mjeteve shpërthyese. Prezent ishin edhe KFOR-i amerikan”.

“Mjeti i pashpërthyer është tërhequr nga vendi në mënyrë të sigurt, ndërsa policia rreth orës 16 e20 është largu nga vendi i ngjarjes”, tha Elshani.

Elshani tha se në konsultim me prokurorin, rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po hetohet nga policia.

Exit mobile version