Një grua është gjetur pa shenja jete sot në zonën e liqenit akumules të lumit Ibër në Mitrovicë të Jugut.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.
Ai ka theksuar se viktima është e moshës 56-vjeçare dhe se rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.