Site icon PrishtinaPress

Gjendet e vdekur një 36-vjeçare në shtëpinë e saj në Skenderaj

Një rast tragjik ka ndodhur sonte në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një grua është gjetur pa shenja jete.

Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin  Llaushë të Skenderajt, në  shtëpinë e saj  është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e  rrethanave të rastit”, tha Zahiti.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Exit mobile version