Site icon PrishtinaPress

Gjendet e vdekur 24-vjeçarja në Mitrovicë

Një 24-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:30 në banesën e saj në Mitrovicë.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët ndërkaq shkaqet e vdekjes së saj ende nuk dihen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 17:00 nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima, femër e moshës 24-vjeçare. Hetuesit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit . Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Zahiti.

Exit mobile version