-1.5 C
Pristina
Monday, April 7, 2025

Buy now

spot_img

Gjendet e mitura nga Fushë Kosova që u raportua e zhdukur, thotë se qëndroi me shokun e saj në një banesë me qira

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që për disa ditë nuk lajmërohen. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje nga Fushë Kosova, ku një vajzë 14-vjeçare ishte larguar nga banesa dhe nuk dihej asgjë për vendndodhjen e saj për rreth një ditë, ku në bazë të dyshimeve të familjes, ajo mund të ishte në zonën e liqenit të Batllavës në Podujevë, në disa vila të njohura në atë pjesë të vendit.

Sinjali ka mësuar se pasi rasti ishte denoncuar nga babi i saj, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe e ka lokalizuar vendndodhjen e të miturës.

Sinjali mëson se e mitura ka dhënë deklaratën e saj lidhur me rastin dhe para hetuesve policorë ka bërë me dije ndër të tjera se ka qëndruar në një banesë me qira në Prishtinë, me shokun e saj, 17-vjeçar, i cili gjithashtu ishte raportuar si person i zhdukur në Stacionin Policor Podujevë.

Lidhur me rastin, Prokurori pati urdhëruar që të iniciohet rasti si “Person i zhdukur”, ndërsa hetuesit kanë vazhduar punën për lokalizimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img