Site icon PrishtinaPress

Gjendet çifti gjerman që humbi në malet e Gjeravicës, gjendja e tyre e mirë

Shoqata e Kërkim-Shpëtimit e Kosovës ka arritur të gjejë çiftin gjerman, të cilët humbën në malet e Gjeravicës.

Isuf Krasniqi nga kjo shoqatë ka thënë se një nga anëtarët është nisur i vetëm nga vendi i quajtur Gropa e Erenikut deri në pikën ku i kanë gjetur gjermanët.

“Ishin dy persona, një çift. Në orën 21:40 i kam gjetur te lokacioni Qafa e Kusarit, menjëherë pas malet së Gjeravicës”.

“Unë e kam parë llambën e turistëve të cilët kanë bërë me shenjë dhe kam shpejtuar për të arritur deri tek ta”, tha ai për Klan Kosova.

Tutje, anëtari i Shoqatës për Kërkim-Shpëtim tha se në momentin që ka arritur te çifti gjerman, ata janë ndjerë të lumtur, pasi sipas tij, të njëjtit ishin nën panik, por tashmë gjendja e tyre është mirë.

Exit mobile version