Shkencëtarët nga Florida kanë parë edhe një herë një bletë të rrallë ngjyrë kaltër, e cila u pa për herë të fundit katër vjet më parë dhe që mendohej se ishte e zhdukur.
“Unë mendova se nuk do të gjejmë më atë, kështu që unë isha shumë e emocionuar kur e pamë”, tha Chase Kimmel nga Universiteti i Florida, i cili gjeti bletën
Megjithëse zbulimi i kësaj blete (Osmia calaminthae) tregon se ajo është akoma e pranishme dhe se nuk është zhdukur, dihet pak për sjelljen e kësaj specie.
Kimmel dhe bashkëpunëtori i tij Jaret Daniels aktualisht janë duke punuar në një projekt studimi dy vjeçar për të përcaktuar popullsinë aktuale të specieve, zakonet e saj dhe metodat e të ushqyerit. /Telegrafi/