Predha që datojnë nga Lufta e Parë Botërore u gjetën dje në fshatrat Rzhaniçino të Shkupit dhe Buçin, të Krushevës, thonë nga policia.
Në Shkup të dy predhat janë gjetur gjatë punimit të tokës, ndërsa në Krushevë është gjetur në oborrin e një shtëpie.
Policia inspektoi të dy vendet, ndërsa nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim predhat janë larguar në mënyrë të sigurt nga vendet e gjetura.