Site icon PrishtinaPress

Gjenden nëntë mjete shpërthyese në një oborr shtëpie në Podujevë, flet pronari

Në një oborr të një shtëpie në Livadicë të Podujevës janë gjetur nëntë mjete shpërthyese.

Pronari i shtëpisë, Sabit Hasani, ka treguar se si hasën në këto nëntë mjete.

Ai tha se derisa ishin duke zhvilluar gërmime në oborrin e shtëpisë së tij me anë të një bageristi, hasën në mjetet në fjalë.

“Ka filluar bageri të punoj nga ora 16:30 të gërmojë, e kam parë nga mbrapa bagerit që ka granata, kam bërtitur që të ndërprehen punimet”, tha ai për Klan Kosova. 

“I nxorëm për jashtë e thirrëm policinë menjëherë këto janë nga lufta e 99-së, nga ushtria serbe, mendoj se ata i kanë fshehur qëllimisht”.

Exit mobile version