Në një oborr të një shtëpie në Livadicë të Podujevës janë gjetur nëntë mjete shpërthyese.
Pronari i shtëpisë, Sabit Hasani, ka treguar se si hasën në këto nëntë mjete.
Ai tha se derisa ishin duke zhvilluar gërmime në oborrin e shtëpisë së tij me anë të një bageristi, hasën në mjetet në fjalë.
“Ka filluar bageri të punoj nga ora 16:30 të gërmojë, e kam parë nga mbrapa bagerit që ka granata, kam bërtitur që të ndërprehen punimet”, tha ai për Klan Kosova.
“I nxorëm për jashtë e thirrëm policinë menjëherë këto janë nga lufta e 99-së, nga ushtria serbe, mendoj se ata i kanë fshehur qëllimisht”.