1.6 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Buy now

spot_img

Gjenden mbetje mortore të së paku 3 personave, mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton për gjetjen e mbetjeve mortore, të së paku 3 personave, që sipas ekspertëve mjeko-ligjor, mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Gërmimet janë bërë në lokacione të ndryshme në Kosovë.

Komisioni për Persona të Zhdukur informon se pas konfirmimit të ADN-së do të dalin me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve.

Njoftimi i plotë:

Krahas gërmimëve në lokacione të ndryshme në Republikën e Kosovës (si: Prishtinë, Podujevë dhe Kamenicë), sot ekipet tona të IML-së dhe Policisë së Kosovës, kanë vazhduar gërmimet në lokacionin e quajtur ‘Vidimiriq’, Veriu i Kosovës.

Ne kemi hasur në mbetje mortore, të së paku 3 personave, që sipas ekspertave tonë mjekoligjor, mund t’i përkasin luftës së fundit në Kosovë.

Pas ekzaminimit më të hollësishëm, dhe pas konfirmimit të ADN-së, do t’iu njoftojmë me saktësi për rezultatet e këtyre gjetjeve.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar për të trajtuar me seriozitet të lartë, çdo informacion të mundshëm në lidhje me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img