0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Gjenden mbetje mortore në Novobërdë, dyshohet të jetë trupi i biznesmenit Bedri Rexhepi

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njoftoi të premten se ka gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” të biznesmenit Bedri Rexhepi.

Sipas njoftimit, mbetjet mortore janë gjetur në një zonë kodrore-malore të Novobërdës.

Këto mbetje do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e tyre.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinion publik se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, konkretisht Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë dhe institucionet e tjera relevante, në vazhdën e hetimeve, janë siguruar prova shtesë lidhur me rastin e “Rrëmbimit” të B.R., me ç’ rast është planifikuar që veprimet hetimore të bëhen edhe në terren me qëllim të identifikimit të lokacionit për gjetjen e personit në fjalë”, thuhet në njoftimin për media.

“Gjatë ditës së sotme, prokurori i rastit së bashku me njësitë policore përgjegjëse, Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), kanë dalë në një zonë kodrinore-malore të Novobërdës dhe gjatë verifikimit të terrenit është arritur të identifikohet një lokacion i dyshimtë me të cilën pas gjurmimit nga njësitë përgjegjëse janë gjetur mbetje mortore (të dekompozuara), të cilat dyshohen se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” dhe të njëjtat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të konstatuar identitetin e këtyre mbetjeve mortore”.

Tutje, bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera relevante janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore, andaj “lidhur me zhvillimet e tjera rreth këtij rasti do t’iu mbajmë të informuar”.

Ndërsa, avokati i familjes Rexhepi, Besnik Berisha, ka deklaruar se derisa të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, të gjeturat mbesin vetëm dyshim se lidhen me rastin.

Ndërsa, i njëjti në një postim në Facebook ka shkruar se “pritjes për të ditur për fatin e tij (Bedri Rexhepit) po i vjen fundi, por fatkeqësisht jo edhe jo dhimbjeve shpirtërore të familjes dhe miqve të Bedriut”.

“Këto nga sot do jenë edhe më të mëdha e më të rënda, në pritje të një vendimi të drejt e të ligjshëm për rastin e tij”, ka shtuar tutje avokati Berisha.

Ndryshe, Bedri Rexhepi për herë të fundit, sipas informacioneve të familjarëve, është parë me datën 8 prill 2021 në Novobërdë dhe nga aty më asgjë nuk dihej për të.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img