Shtrirja e këtij pylli është e madhe.
Edhe gjendja e tij, gjatë kësaj të shtune duket normale.
Megjithatë, më datën 27 janar të këtij viti, disa qytetarë hasën në diçka të çuditshme.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se njësitet relevante kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore dhe se rasti është akoma duke u hetuar.
Megjithatë, qytetarët që jetojnë këtu afër, kanë dyshime se të njëjtat mund të jenë mbetje nga lufta.
E të tjerë, thonë se mund të jenë edhe mbetje të kafshëve.
Mbetjet mortore të gjetura në këtë pyll, janë dërguar në Insititutin Mjekësor Ligjor për procedurë të mëtutjeshme.