Një person ka lajmëruar Policinë e Kosovës se derisa ishte duke kryer punime, ka hasur në disa eshtra.
Rasti ka ndodhur dje në fshatin Sankovc të Drenasit. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke kryer punime ka hasur në disa eshtra.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe janë duke siguruar vendin e ngjarjes deri sa të dalin njësiti përkatës për t’i marrë eshtrat”, thuhet në raportin e policisë.