Policia ka njoftuar se një person në fshatin Dremjak të Ferizajt ka vërejtur dy granata dore.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes.
“GJETJE E MJETEVE SHPËRTHYESE- Fsh. Dremjak, Ferizaj 18.06.2023 – 17:20. Është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore. Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese, kurse njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes”