Site icon PrishtinaPress

Gjenden dy armë, katër granata dore dhe një tromblon në Prelluzhë të Vushtrrisë

Një qytetar derisa po mblidhte hekura në një hapsirë ka gjetur armë në fshatin Prelluzhë të Vushtrrisë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, Avni Zahiti.

Zahiti theksoi se në atë lokacion janë gjetur dy armë të  gjata, një sasi e municionit, katër granata dore, një tromblon.

“Në orët e pasdites  një  qytetarë ka raportuar se derisa po mblidhte hekura në  një hapsirë ku hedhen mbeturinat në hyrje të fshatit Prelluzhë ,  ka vrejtur  dy armë. Lidhur me informatën janë ndërmarrë veprime opertative e hetimore ku nga njësitë përkatëse është  bërë petimetri i sigurisë. Gjatë kontrollit në atë  lokacion janë gjetur. Dy armë  të  gjata, një sasi e municonit, kater granata dore, njè tromblon..”, ka thënë Zahiti.

Exit mobile version