Mëngjesin e së dielës, një qytetare në Prishtinë ka zbuluar se në afërsi të një koshi të mbeturinave, ka gjetur një sasi të konsiderueshme të municionit, që nuk dihet se si kishte përfunduar aty. Denoncimi i saj ka aktivizuar Policinë, me ç’rast kanë nisur hetimet.
Sipas Policisë, 160 fishekë të kalibrit të panjohur janë gjetur në rrugën “Rasim Kiçina” në Prishtinë.
Posa njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, e kanë konfiskuar municionin, teksa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.
“Dëshmitarja f/kosovare ka raportuar se afër koshit të mbeturinave ka vërejtur një sasi municioni-fishekë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se janë 160-fishekë kalibër i panjohur, të cilët janë konfiskuar. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, ka njoftuar Policia.