Site icon PrishtinaPress

Gjeloshaj: Shqiptarët në Malin e Zi janë bërë faktor pa të cilët asnjë qeveri s’mund të ketë legjitimitet

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë në Qeverinë e re të Malit të Zi, Nik Gjeloshaj tha se shqiptarët atje janë faktor tepër i rëndësishëm.

Gjeloshaj, në fjalën e tij Samitin e Diasporës në Tiranë tha se “shqiptarët në Mal të Zi punuan në të mirën e të gjithëve pa dallim dhe për t’u bashkuar”.

“Sot shqiptarët janë një faktor pa të cilët asnjë qeveri e ardhshme nuk do të mund të ketë legjitimitet, sepse ne jemi e vetmja shtyllë konstante dhe e sigurt e vlerave europiane dhe euro-atlantike në Mal të Zi”, tha ai.

Gjeloshaj tha se ngjitja e Dritan Abazoviqit deri në pozitën e kryeministrit të Malit të Zi, i shërbeu shumë shqiptarëve politikisht, raporton Gazeta Express.

“Na u hap hapësira e integrimit, të cilën mund të themi ne shqiptarët, sidomos subjektet politike shqiptare e shfrytëzuam shumë mirë, ajo është hapësira kur kryeministër u bë Dritani dhe ne avancuam edhe një herë më lart”, tha Gjeloshaj.

“Në vazhdim, kemi marrë përgjegjësinë edhe për hapat tjerë, që të jemi edhe më të integruar dhe që në këtë mënyrë të jemi faktor i madh në Mal të zi, në proceset politike”, shtoi ai.

Gjeloshaj tha se dje është shënuar edhe një sukses i shqiptarëve në Malin e Zi.

“Sa për informacion, edhe një sukses i arritjes së shqiptarëve në Mal të Zi është dje, që për herë të parë në histori, anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi është zgjedhur një shqiptar”, tha ai.

 

Exit mobile version