2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjella më e shijshme klasike: Gullash viçi

I zier në këtë mënyrë është gjellë e vërtetë shtëpiake, ka shije origjinale

Përbërësit:

– 250 g qepë;
– 800 g mish viçi;
– 2 lugë vaj;
– kripë;
– piper;
– spec i bluar i ëmbël;
– 2 lugë pure domatesh;
– 200 ml verë të zezë të thatë;
– 2 lugë xhelatinë;
– pak rozmarinë;
– 250 g kërpudha të përziera, sipas zgjedhjes.

Qepën pastrojeni dhe priteni imët. Mishin lajeni, kullojeni dhe priteni në kube.

Në vaj të nxehtë fërgoni dhe kur të bëhet gati shtoni qepën. Sipas shijes qitni kripë, piper dhe shtoni pak spec të bluar të ëmbël.

Lëreni të vlojë rreth 15 minuta, të mbuluar me kapak në zjarr të ulët.

Shtoni në gjellë purenë e domateve, verën e zezë, xhelatinën dhe rozmarinën.

Kërpudhat lani mirë, pritni në pjesë të imta dhe shtoni në gullash dhe vloni edhe 10 minuta të gjitha së bashku dhe kur të përfundojë zierja qitni purenë.

Shërbeni me majdanoz të grirë imët dhe me patate të ziera apo me oriz të zier.

Ju bëftë mirë.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img