Site icon PrishtinaPress

Gjatë vitit 2022, ​2 mijë e 642 pacientë u trajtuan në Klinikën Infektive

Gjatë periudhës janar-dhjetor 2022, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës u trajtuan 2 mijë e 642 pacientë.

Në njoftimin e ShSKUK bëhet e ditur se për 12 muaj, në këtë klinikë kishte 10 mijë e 252 vizita në Ambulancën e Pranimit, 4 mijë e 385 vizita në Ambulancën Specialistike dhe 2 mijë e 634 konsultime.

Brenda kësaj kohe, aty janë kryer edhe 937 eho të abdomenit dhe 525 elastografi, bën të ditur raporti vjetor i punës.

 

Exit mobile version